9 fakte interesante për 19.09.2019, simbolet e numrit të shenjtë
Interesante

Ky shtator vazhdon të ketë shumë ditë të veçanta që janë të formuara nga numra simbolikë. Pas 9 shtatorit, ditë në të cilën shumë çifte vendosën të lidhin kurorë, disa biznese e biznesmenë zgjodhën të shkruajnë një kontratë apo të tjerë që zgjodhën të firmosin një kontratë të re, ja ku vjen edhe një datë tjetër e këtij muaji, e cila nuk ka më pak domethënie. Mësoni disa fakte interesante që i përkasin kësaj dite dhe zgjidhni çfarë mund të bëni akoma edhe për disa orë.
1. 19.09.2019 është një ditë unike. Dita, muaji dhe viti kanë numrin 9 në trup të tyre – 3 dhe 9 janë numra biblikë, të shenjtë.
2. Shenja e kësaj dite është Virgjëresha.
3. Parfumet më të mira për të lindurit e kësaj dite janë ata që kanë në bazë temjanin. Ky vaj është një përbërës i mrekullueshëm që e ndihmon natyrën e tyre të jetë në ekuilibër.
4. E sotmja është dita e 262-të e vitit. Deri në fund të tij mbeten edhe 102.
5. Guri i çmuar i kësaj dite është safari.
6. 19 shtatori njihet edhe si Dita e Piratëve.

7. Sot, në botë, nënshkruhen shumë martesa, sepse ajo duhet të jetë gjithmonë në një ditë të shënuar. E tillë mbetet ajo gjithë jetën, në cilëndo ditë që është vendosur. Megjithatë, mendoni pak sa bukur duket kjo datë e shënuar në fotot e dokumentuara, ftesat e dasmës dhe çdo detaj tjetër që mban datën. Eh, ata që martohen në një ditë si kjo, apo edhe ata që janë celebruar, janë njerëz të lindur me fat.
8. Kjo datë është e shënuar edhe për një shtëpi të re. Të gjithë lodhemi nga rutina dhe të bërit e gjërave të reja në një datë të shënuar është një kujtim i bukur që do t’ju shoqërojë gjithmonë. Një ditë si e sotmja do të mbetet gjatë në kujtesë nëse do të zhvendoseni nga shtëpia.
9. Çfarë duhet të bësh tjetër para se kjo datë të mbarojë? 9 kokrra rrushi duke i shoqëruar ato me 9 dëshira. Është ditë e shenjtë, me numër të shenjtë, kështu që ki besim në atë që pritet të ndodhë.



