Rikthehet grupi i famshëm i vajzave që fiksoi adoleshentët vite më parë
Ju kishte munguar

Nëse jeni mbi të 20-at me siguri ju kujtohet grupi i famshëm Pussycat Dolls. Nëntë vite më parë grupi u shpërbë dhe numri i fansave që u zhgënjyen nga ky vendim i vajzave ishte i madh. Prej atëherë nuk e kemi pasur kënaqësinë t’i shohim më bashkë në skenë, megjithatë duket se pritjes i ka ardhur fund, pasi grupin e njohur do ta shohim sërish të performojë si dikur.

Sipas MailOnline, Nicole Scherzinger ka nënshkruar një marrëveshje prej disa milionë paundësh për rikthimin e grupit. Ajo së bashku me vajzat e tjera të grupit; Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberley Wyatt, do të kthehen me një tur botëror. Përveç këngëve më të famshme të tyre, do të ketë edhe këngë të reja për të cilat vajzat po punojnë. Sipas një burimi për The Sun, Nicole ka refuzuar shumë oferta për ribashkim gjatë këtyre viteve, por në prag të 10-vjetorit ajo ka treguar se është gati.
“Nicole i është bërë një ofertë prej disa milionë paundësh për t’iu bashkuar grupit dhe ka marrë një shumë e madhe paradhënie. Kjo e bëri të pamundur që ajo të refuzonte”, -ka shtuar burimi.

Turi pritet të mbahet në 2020-ën, ndërsa vajzat pritet të bëjnë një lajmërim për rikthimin shumë shpejt. Kujtojmë që grupi u nda për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën nga dominanca e Nicole, ndërsa vajzat e tjera janë lënë gjithmonë në hije.




