Një javë mode risi, New York-u prezanton tendencat që do mbizotërojnë 2020-ën

Tendencë

Nga Class 11 September 2019

Një javë mode risi, New York-u prezanton tendencat që do

Sot përfundon java e modës në New York , më e shumëpërfolura e viteve të fundit. Cila është arsyeja?  Këtë vit, erdhi afirmimi i një trendi që solli ndryshimin e tipologjisë së këtij eventi, njëherësh më prezantimin e presidentit të ri të këshillit të dizajnerëve të modës në Amerikë, Tom Ford. Zëvendësuesi i Diane Von Furstenberg solli një fytyrë dhe një gjendjë të re për të gjithë adhuruesit e modës në këtë vend.

Ndryshimi i parë? Kohëzgjatja standarde e javës së modës nuk është më e njejta, kësaj radhe ajo është më e shkurtër dhe më fleksibël, ajo zgjati vetëm 6 ditë dhe i dha më tepër rëndësi dizajnerëve amerikanë të modës.

Një javë mode risi, New York-u prezanton tendencat që do
Tom Ford, pranverë-verë 2020

Ralph Lauren solli në 7 shtator me shfaqjen e tij, konceptin shih-tani-bli-tani, një risi në këtë treg, Tommy Hilfiger erdhi sërish me partneren e tij Zendaya dhe sigurisht pas tyre edhe Tom Ford dhe Marc Jacobs me koleksionet e tyre.

Një javë mode risi, New York-u prezanton tendencat që do
Jeremy Scott, pranverë-verë 2020

Nëse do të përmblidhnim në një paragraf trendet që mbizotëruan javën e modës në New York do t’ia nisnim me influencën skandinave në këto koleksione, stilin dhe materialet e sofistikuara nga Kopenhagen apo Oslo duke mos lënë pa përmendur edhe paletën e ngjyrave më të përdorura prej tyre.

Një javë mode risi, New York-u prezanton tendencat që do
Zimmerman, pranverë-verë 2020

Vera e ardhshme do të jetë përfundimisht një “ajër” nga vitet ’80, veshjet “oversize” dhe ato me fruda do të jenë ende në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për një feminitet potent dhe rock, ndryshe nga ai i viteve ’50.

Cili do të jetë trendi thelbësor i pranëverë-verë 2020? Mbetet të shohim javët e modës në vazhdim!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon