Tha se do të largohej nga Shqipëria, por Dajana Shabani rikthehet në Ora News

Me çfarë emisioni?

Nga Class• 10 September 2019

Tha se do të largohej nga Shqipëria, por Dajana Shabani rikthehet

Në kohën kur qarkulloi lajmi se Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të drejtonin emisionin “Ditë e re” menjëherë u shkrua në mediat rozë se dyshja kishin zëvendësuar Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin. Dajana asokohe reagoi dhe u shpreh se ajo kishte zgjedhur ta linte emisionin sepse do të largohej nga Shqipëria, për të jetuar jashtë vendit.

Siç duket moderatorja ka ndryshuar mendje pasi përmes një postimi në Instagram, tregon se ajo së bashku me Besmirin dhe Hermesin do të rikthehen në Ora News me një projekt të ri.

“Jeni gati për surprizën e radhës? Nuk kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e madh Ora me një projekt të ri, orar i ri. Ne të tre, Besmir Metani, Hermes Nikaj. Ju faleminderit të gjithëve, sepse jemi falë jush dhe një super falënderim për Ora News që mbështet pa kurësim idetë tona”,-shkruan Dajana bashkangjitur fotos me të dy djemtë, Besmirin dhe Hermesin.

Tha se do të largohej nga Shqipëria, por Dajana Shabani rikthehet

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon