Një spital italian ka krijuar një plazh për të argëtuar fëmijët e sëmurë

Sa mirë

Nga Class 10 September 2019

Një spital italian ka krijuar një plazh për të argëtuar

Spitalet e sotme po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të ndihmuar pacientët e tyre të lumturohen sado pak gjatë kohës që kalojnë të shtruar në spital. Ndoshta e keni lexuar diku, që një spital në Genova ka “krijuar” një plazh për fëmijët e shtruar në spital.

Instituti Pediatrik Gaslini i Genova-s, ka një Klub Rekreativ që vendosi të bëjë diçka të veçantë për pacientët e tij më të vëgjël dhe duke menduar ndryshe nga të tjerët, ndihmoi në ndërtimin e një pavijoni si një "pishinë".

Emërtimi i zonës është "Beach Gaslini" dhe mjekët besojnë se ekspozimi i fëmijëve në ajër të pastër dhe rrezet e diellit mund të funksionojnë si pjesë e një trajtimi helioterapeutik ose të bazuar në diell. Ajri i detit gjithashtu besohet se ka shumë përfitime shëndetësore: duke ndihmuar fëmijët të rikuperojnë energji, të forcojnë kockat dhe madje të përmirësojnë sistemin e tyre imunitar.

Mjekët mendojnë gjithashtu se nëse fëmijëve u jepet një ditë argëtimi, kjo gjë mund të ndihmojë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Një spital italian ka krijuar një plazh për të argëtuar

Plazhi privat është i hapur nga qershori deri në shtator dhe është falas për fëmijët dhe kujdestaret e rritura, për sa kohë që ata marrin leje nga mjekët e tyre. Fëmijëve gjithashtu u sigurohen çadra, tavolina dhe karrige. Përveç argëtimit në det, ka edhe lojëra të tjera të vendosura për to, si futbolli i plazhit. Jo vetëm që ka një roje shpëtimi, por fëmijët mbikëqyren edhe gjatë argëtimit të tyre.

Një spital italian ka krijuar një plazh për të argëtuar

Në vitin 2018, besohet se rreth 300 fëmijë shijuan plazhin. Personave të tjerë u lejohet të hyjnë në plazh, por atyre u kërkohet të paguajnë një tarifë. Kjo përfshin pensionistët, familjet dhe punonjësit e spitalit. Në vitin 2019, vizitorët në plazh u rritën me 50% nga një vit më parë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon