Kjo grua në Indi thyen rekordin botëror, bëhet nënë në këtë moshë

E pabesueshme, por e vërtetë!

Nga Class 6 September 2019

Kjo grua në Indi thyen rekordin botëror, bëhet nënë

Ajo mund të jetë gruaja më e vjetër në botë që ka lindur dy vajza binjake ditën e djeshme.

Erramatti Mangayamma ka lindur në qytetin Guntur, në shtetin Indian të Andhra Pradesh. Sipas Times of India, gruaja ishte në gjendje të konceptonte një shtatzëni përmes IVF-së, dhe i lindi vajzat binjake përmes seksionit cezarian.

Times raportoi se Mangayamma ishte martuar me burrin e saj për 57 vjet, por nuk kishte mbetur dot shtatzënë. Ajo i tha Times se paaftësia e saj për të ngjizur një fëmijë bëri që ajo të ndjehej e izoluar nga bashkëmoshataret e saj, por burri i saj qëndronte pranë saj "si një shkëmb" dhe i vendosur deri në fund të jetës që ata do të kishin një fëmijë bashkë. "Ne jemi çifti më i lumtur në tokë sot", tha bashkëshorti i saj pas lindjes së vajzave. "Ne kemi fëmijët tanë", vijoi ai.

Kjo grua në Indi thyen rekordin botëror, bëhet nënë

Sipas Daily Mail, mosha e saj ende nuk është verifikuar, megjithëse mjekët kanë pretenduar se ajo tashmë ka thyer rekordin botëror sepse mendohet që gruaja indiane është plot 74 vjeç. Maria del Carmen Bousada de Lara, një grua nga El Puerto de Santa Maria në Spanjë, aktualisht mban rekordin për personin më të vjetër të konfirmuar pas lindjes së djemve binjakë me cezarian në 2006-ën në moshën 66 vjeç.

Kjo grua në Indi thyen rekordin botëror, bëhet nënë

Omkari Panwar nga shteti Indian i Uttar Pradesh, pretendoi titullin pasi lindi fëmijë në vitin 2008 në moshën 72 vjeç, por ajo nuk ishte në gjendje të sillte një certifikatë lindjeje për të verifikuar moshën e saj. Pavarësisht faktit se Mangayamma kishte përjetuar tashmë menopauzë, ajo mundi që të sillte në jetë vajzat e saj binjake. Ishte e paqartë nëse Mangayamma kishte përdorur vezët e saj të ngrira më parë ose nëse ajo përdori një dhurues. Sipas Times, disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se Mangayamma ishte shumë e vjetër për të bërë procedurën dhe thonë se mjekët nuk duhet ta kishin marrë parasysh rastin e saj. "Ne i kemi ndjekur të gjitha rregullat", i tha Times San Drkakayala Umasankar, specialisti i IVF i çiftit. Mangayamma ishte në gjendje të konceptonte fëmijë që në raundin e parë të trajtimit.

"Si nëna ashtu edhe foshnjat janë shumë mirë dhe kjo është një mrekulli mjekësore", thonë mjekët e spitalit ku 74-vjeçarja indiane solli në jetë binjaket e saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon