Kjo është metoda më e mirë për depilimin

Cila?

Nga Class 13 August 2019

Kjo është metoda më e mirë për depilimin

Kur flasim për depilimin bien në një mendje të gjitha vajzat. Sikur të ekzistonte një mundësi që qimet të zhdukeshin përgjithmonë dhe me kosto jo shumë të madhe. Por zgjidhja më e mirë është depilimi me laser, i cili i zhduk qimet përfundimisht nga trupi juaj pas disa seancave, me një kosto të konsiderueshme.

Alternativat për depilimin janë të shumta, por ka vajza të cilat kanë probleme me lëkurën dhe qimet, qime të cilat ngelen në lëkurë dhe shkaktojnë infeksion, qime të dukshme dhe të shumta prandaj depilimi nuk është i mjaftueshëm për ju. Kjo është arsyeja pse shumica e vajzave zgjedhin këtë alternativë: heqjen e qimeve me laser. Kjo ndihmon në rrallimin dhe eliminimin e qimeve të padëshiruara, duke e mbajtur lëkurën e trupit të butë.

Kjo është metoda më e mirë për depilimin

Ky është një proces që kalon përmes disa seancave dhe çmimi që ka është shumë i shtrenjtë, por në fund rezultati ia vlen. Procesi i heqjes së qimeve me laser është i thjeshtë: përfshin përdorimin e dritës të fokusuar mbi folikulet e qimeve, duke bërë që ato të absorbojnë dritën dhe të shkatërrojnë qimet. Metoda e heqjes së qimeve me laser konsiderohet të jetë një nga format më të sigurta të heqjes së qimeve.

Por kujdes, nëse keni një lëkurë të ndjeshme, këshillohet që ta provoni fillimisht në një vend ku lëkura është më pak e ndjeshme për të parë reagimin ndaj laserit. Gjithashtu kujdes vendet ku shkoni për të kryer laserin, duhet të jenë të licensuara me profesionistë të vërtetë. Gazeta Shëndeti

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon