Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet vetëm të 'qani' me ne

Oh

Nga Class 13 August 2019

Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet

Unë kam 2-3 çanta të markave të njohura në dollapin tim dhe ato janë blerë me kursimet e mia. Mund të kem lënë menjanë shumë gjëra të tjera, për t'i blerë këto çanta, mirëpo ndonjëherë fiksimi për çantat dhe veshjet është tejet i madh sidomos tek vajzat. Gjithsesi, ato që kemi unë dhe ti që po e lexon këtë artikull, nuk janë asgjë krahasuar me dollapin e Kylie Jenner-t. Ajo ka një pasuri çantash të mbledhura së bashku.

Ylli i serialit "Keeping Up with Kardashians" ka ndarë në Youtube një video 3 minutëshe, ku ju tregon fansave të daj, dollapin e çantave, të cilin e ka ndërtuar me porosi. (Duket në fakt si një muze më shkëlqim)

Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet

Para se ta shikoni këtë video, me siguri po mendoni "Kjo është shumë" dhe keni të drejtë. Mirëpo, cila nga markat është e preferuara e saj? Kylie tregon se nëse shtëpia e saj do të digjej nga zjarri ajo do të shpëtonte këtë çantë të Hermès Birkin.

Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet

Ndërkohë këtë çantën tjetër Hermès rozë të theksuar e ka dhuratë nga motra e saj, Kourtney.

Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet

"Ajo nuk do t'ia dijë shumë për dhuratat e Krishlindjeve, prandaj më dha këtë çantë dhe për mua është shumë speciale",-thotë Kylie.

Kris Jenner nga ana tjetër, ua dha vajzave të saj, Kendall dhe Kylie-t, këto çanta të Louis Vuitton, kur ato ishin shumë të vogla.

Pasi të shikoni dollapin e çantave të Kylie Jenner mundet

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon