Armina Mevlani tregon si ndihet për faktin që Shkëlzeni ka dy fëmijë

Ajo flet edhe për planet për fëmijë

Nga Class• 12 August 2019

Armina Mevlani tregon si ndihet për faktin që Shkëlzeni ka dy

E ftuar në “Pushime on Top”, Armina Mevlani foli për karrierën dhe jetën e saj private. Planet e çiftit të njohur për dasmë kanë qenë të shumëpërfolura në media, por duket se duhet të presim edhe ca kohë, pasi siç thotë Armina, ajo dhe Shkëlzeni nuk kanë caktuar ende as vendin dhe as datën. Për sa u përket planeve për fëmijë, blogerja tha se dëshiron që bebi të vijë në një moment kur ajo të ketë më shumë kohë, pasi dëshiron që të kujdeset vetë për të dhe të angazhohet maksimalisht te familja.

Armina Mevlani tregon si ndihet për faktin që Shkëlzeni ka dy

E pyetur për dy fëmijët e Shkëlzenit, blogerja është shprehur se i do shumë dhe se ndihet e lumtur që fëmija i saj nuk do të jetë i vetëm, por do të ketë motër dhe vëlla.

Armina Mevlani tregon si ndihet për faktin që Shkëlzeni ka dy

“Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë, të cilët i dua shumë. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla”, -është shprehur Armina duke shtuar se dëshiron shumë një fëmijë, por kur të vijë koha e duhur.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon