Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Class Events

Nga Class 12 August 2019

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Isabel u bë 3 vjeçe dhe kjo ditëlindje për të ishte e veçantë, duke qenë se tani është rritur dhe kupton gjithçka. Class Events organizoi një festë të paharrueshme për Isabelën, por edhe për të gjithë të ftuarit që patën kënaqësinë të ishin në atë botë të krijuar enkas për vogëlushen. Përveç një numri të madh të ftuarish, e pranishme ishte gjithashtu edhe personazhi i animuar Peppa, për t'i dhënë ditëlindjes së të voglës një tjetër dimension.

Ditëlindja u organizua buzë detit në Prestige Resort, ku panorama e bëri dekorin të dukej një ëndërr. Deti, ajri i pastër dhe natyra u ndërthurën me çdo detaj të dekorit duke e bërë mbrëmjen magjike.

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Një shtëpizë e verdhë e kishte derën të hapur për vogëlushët dhe derrkucja Peppa me familjen e saj i mirëprisnin te hyrja. Një instalacion i madh me tullumbace në ngjyrat e pastelit qëndronte pranë photobooth-it, pas të cilit shtrihej deti i pafundëm. Photobooth-i dukej si një copëz qielli e shkëputur në tokë - një diell, disa re dhe një shkrim "Isabel's 3rd birthday".

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Tavolinat e pastelit u mbushën me ëmbëlsira në forma dhe ngjyra të ndryshme, kryesisht me figurën e derrkuces Peppa. Karriget dhe tavolina e të ftuarve ishin të bardha, ndërsa sotopjatat transparente me gold. Lulet që u vendosën përgjatë tavolinës dhe në pjesën tjetër të ambientit ishin në ngjyrat pastel. Po ashtu, disa telajo ishin vendosur për të argëtuar vogëlushët që dëshironin të pikturonin.

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Një ditëlindje përrallash, si në botën e Peppa-s!

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Ditëlindje buzë detit me derrkucen Peppa

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon