'Blackout' në Angli dhe Uells, qytetarët bllokohen nën tokë, kaos i madh në Londër

Bllokohen edhe semaforët semaforët

Nga Class 9 August 2019

'Blackout' në Angli dhe Uells, qytetarët bllokohen nën

Pjesë të konsiderueshme të Anglisë dhe Uellsit janë goditur nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Mediat britanike raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar kaos në trena dhe metro, ku qytetarët janë bllokuar nën tokë.

Gjithashtu, raportohet se shumë semaforë në Londër kanë dalë jashtë funksionimit.

'Blackout' në Angli dhe Uells, qytetarët bllokohen nën

“Jemi në dijeni se mungesa e energjisë ka prekur zona të mëdha të Londrës dhe juglindjes. Besojmë se është një defekt në rrjetin e National Grid (kompani e energjisë), që po prek klientët tanë”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Energjisë Britanike.

'Blackout' në Angli dhe Uells, qytetarët bllokohen nën

WPD, operatori i rrjetit të shpërndarjes së energjisë për Midlands, jugperëndimin dhe Uellsin thotë se bëhet fjalë për një “incident të madh”.

Shërbimi i trenave në Londër, përfshirë Thameslink dhe Gatwick Express, po përballet me vonesa dhe anulime. Hekurudha Kombëtare njofton se një numër i madh i shërbimeve të trenave është prekur nga “blackout”-i./tch/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon