I nxehti afrikan nuk ka ikur, fundjava me temperatura përvëluese

Sa do të jenë temperaturat

Nga Class 9 August 2019

I nxehti afrikan nuk ka ikur, fundjava me temperatura përvëluese

Nëse do të pushoni në gusht, moti do të jetë në anën tuaj. Shkruajmë në favorin tuaj, pasi në korrik në pjesën më të madhe mbizotruan shirat. Gushti nuk do të jetë i tillë, sidomos fundjava. Nëse sot temperaturat maksimale kanë arritur në 35 gradë, në fundjavë bëhuni gati për 38 gradë. Sipas Metoalb, fundjava parashikohet të ketë temperatura përvëluese.

I nxehti afrikan nuk ka ikur, fundjava me temperatura përvëluese

E njëjtë do të jetë edhe java tjetër, ku e hëna dhe e marta parashikohen të jenë ditët më nxehta të muajit. Termometri parashikohet të shkojë deri në 40 gradë. Pra, i nxehti afrikan do të qëndrojë edhe për disa ditë në vendin tonë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon