Çfarë lloj inteligjence ka më të zhvilluar fëmija juaj? Zbuloni mënyrat për ta kuptuar

Si të zhvilloni inteligjencën e tij

Nga Class• 8 August 2019

Çfarë lloj inteligjence ka më të zhvilluar fëmija

8 llojet e inteligjencës:

Inteligjenca gjuhësore. Nëse i pëlqen të merret me gjuhën, ka fjalor të pasur në krahasim me moshatarët e tij, i pëlqejnë bisedat etj, është mirë t’i tregoni sa më shumë përralla, t’i blini libra nga fusha të ndryshme dhe ta nxisni t'i thurë vetë historitë.

Inteligjenca e logjikës matematikore. Nëse i pëlqen të organizojë gjërat e tij me radhë, pyet shpesh “pse”, dhe kërkon gjithmonë shpjegime, është mirë të kënaqni kuriozitetin e tij. Jepini sende të cilat mund t’i rregullojë dhe për të cilat duhet përdorur fantazia. Në moshë më të madhe, do e ndihmojnë fjalëkryqet dhe lojërat e komplikuara.

Inteligjenca e lëvizjes. Nëse lëviz shumë, kërcen, do të qëndrojë shumicën e kohës jashtë, mundohuni ta vendosni sa më shumë në lëvizje. Lojëra vetiake dhe më pas në grup do ta ndihmojnë të shprehet me këmbë e duar.

Çfarë lloj inteligjence ka më të zhvilluar fëmija

Inteligjenca natyrore. I pëlqen të eksplorojë sa më shumë për natyrën dhe kafshët? Vështroni bashkë yjet, vizitoni natyrën, kujdesuni për një kafshë, realizoni ekskursione dhe eksperimente me elementet e natyrës.

Inteligjenca hapësinore. Nëse në një libër e tërheqin më shumë figurat sesa teksti, ose nëse ndërkohë që flet, vazhdon vizatimin, fëmija ka pikë shumë të fortë orientimin. Nxiteni të merret me art, duke u përqendruar më shumë në procesin e krijimit dhe jo atë të përfundimit.

Inteligjencë muzikore. E ndjen muzikën dhe ritmin? Lexon me zë të lartë dhe thur vargje të shkurtra? Është mirë të krijoni bashkë histori pa fjalë. Përdorni tinguj apo zhurma të natyrës. Mësojeni të përdorë trupin për të nxjerrë tinguj të ndryshëm. Në moshë më të madhe nxiteni të mësojë një instrument muzikor.

Çfarë lloj inteligjence ka më të zhvilluar fëmija

Inteligjenca jopersonale. Nëse i pëlqen të shkëmbejë idetë e tij më të tjerët dhe të punojë në grup, atëherë dëgjojeni me kujdes dhe lejojeni të shprehë ndjenjat e tij. 

Inteligjenca personale. Nëse i pëlqen të kalojë kohë vetëm dhe të qetësohet lejojeni, sepse njerzit me inteligjencë personale të zhvilluar bëhen në të ardhmen psikologë, mësues dhe punonjës social të shkëlqyer. Jepini ide se për çfarë të mendojë: shoqëri, e vërteta dhe gënjeshtra, jeta dhe vdekja etj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon