Ndahet nga jeta pas sëmundjes së rëndë fituesja e çmimit Nobel në Letërsi

Vdiq në moshën 88-vjeçare

Nga Class 6 August 2019

Ndahet nga jeta pas sëmundjes së rëndë fituesja e

Vdiq në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje që e mundonte prej kohësh, shkrimtarja e njohur amerikane Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në Letërsi.

Zonja Morrison, e cila ishte profesore në Universitetin Princeton, është sidomos e njohur për romanin Beloved, botuar në vitin 1988, për të cilin fitoi Çmimin Pulitzer dhe Çmimin e Librit Amerikan.

Romani u përshtat në filmin me të njëjtin emër dhjetë vjet më vonë. Në vitin 1993, Toni Morrison fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo është nderuar me shumë çmime dhe medalje të tjera prestigjioze.

Ndahet nga jeta pas sëmundjes së rëndë fituesja e

Librat e saj u dhanë shprehje të gjallë të vërtetave të patreguara në jetën e afrikano-amerikanëve, në të shkuarën dhe të tashmen. E megjithatë, kritikët vlerësojnë se vepra e saj kishte një kuptim universal.

Në njoftimin e vitit 1993, Komiteti i Çmimit Nobel vinte në dukje se Toni Morrison, me romanet e saj “të karakterizuara nga forcë vizionare dhe peshë poetike, i dha jetë një aspekti thelbësor të jetës amerikane.”

Në vitin 2012, zonjës Morrison iu akordua Medalja Presidenciale e Lirisë, nga Presidenti Barak Obama, nderimi më i lartë civil në SHBA.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon