Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga sandalet e reja

Si shpëtoi njërën këmbë

Nga Class 6 August 2019

Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga sandalet e reja

Këpucët dhe sandalet e reja u pëlqejnë të gjithëve, por ajo që i ka ndodhur modeles 23-vjeçare paska qenë shumë e dhimbshme. Gemma Downey shpëtoi fatmirësisht jetën, pasi iu krijua një flluskë në thembër nga këpucët e reja.

Siç shkruan "The Sun", 23-vjeçarja Gemma Downey vuri re se sandalet e reja po i fërkonin shumë thembrën kur ishte duke shkuar në stacionin e trenit, por pasi vuri re se sandalet po i vrsnin këmbën, i hoqi për të veshur një palë të tjera, më të rehatshme.

Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga sandalet e reja

Megjithatë, brenda ditës nisi një mjekim për shfaqje të hershme të sepsës vdekjeprurëse. “E gjitha filloi kur këpucët fërkonin në pjesën e prapme të këmbës, m'u shkëput lëkura si me thikë”,- tha modelja, nga Billingshurst, West Sussex.

I vura diçka për ta mbuluar, sepse nuk mendova se ishte gjë e madhe, por më vonë vura re se ajo kishte marrë një ngjyrë të çuditshme”,- ka shtuar ajo, e cila më pas ka shkuar të vizitohet.

Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga sandalet e reja

Fillimisht, doktorët nuk kanë ditur se çfarë po i ndodh, por mëngjesin e ditës së nesërme, kur Gemma u rikthye në spital, mjekët vunë re se diagnoza ishte faza e parë e sepsës.

Kisha dhimbje në të gjithë trupin tim, e dija se diçka e keqe serioze po më ndodhte. Trupi im filloi të bëhej blu. Po përkeqësohesha. Kur shkova te spitali, mjekët më thanë se rrahjet e zemrës i kisha të shpejta, presioni i gjakut i ulët dhe temperatura po rritej”,- vijoi 23-vjeçarja.

Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga sandalet e reja

Mjekët i thanë se nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi, do të rrezikonte seriozisht jetën.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon