A do përfshihet Shqipëria nga tërmeti apokaliptik në Ballkan? Flasin sizmologët

Sizmologët: E pamundur të parashikohen tërmetet

Nga Class• 30 July 2019

A do përfshihet Shqipëria nga tërmeti apokaliptik në

“Ballkani  është një zonë tërmetesh, por nuk ka vend për panik.” Paralajmërimi i Presidentit Ilir Meta se Shqipëria mund të përfshihet nga një tërmet apokaliptik hidhet poshtë nga sizmiologët.

"E pamundur të parashikohen tërmetet nga pikëpamja shkencore",- shprehet sizmologu Hamza Reçi, një ish-student i shkencëtarit grek Akis Tsenelis, të cilit i referohet në deklaratën e tij Presidenti Meta: "Nuk mendoj që profesori Akis Tsenelis të këtë bërë këtë deklaratë, pasi nga pikëpamja shkencore nuk është e mundur që të parashikohen tërmetet” - tha për Tv Klan Reçi.

Edhe pse Ballkani është një zonë sizmike, për qytetarët shqiptarë nuk ka vend për të krijuar panik. Debati që ka dominuar këto ditë edhe mediat greke është nëse tërmetet mund të parashikohen, pasi shkencërisht një gjë e tillë nuk është provuar dhe shkencëtarët janë të një mendjeje, se ato janë të paparashikueshëm.

A do përfshihet Shqipëria nga tërmeti apokaliptik në

Letra e plotë e Presidentit Meta

Të nderuar,

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare, jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike, vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë, qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Presidenti i Republikës

Ilir Meta

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon