Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës së verës

Nga Class 24 July 2019

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës së verës, shalqirit, nisi dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve. Prej kohësh qarkullon lajmi se shalqinjtë në vend kanë përqindje të larta nitrati, shumë herë më larta nga ç’lejohet.

Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një reagim publik ka shprehur shqetësimin mbi këtë fenomen shqetësues. Ai ka ndarë për konsumatorët një metodë të thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati.

Metoda që rekomandon ish-ministri i Bujqësisë konsiston në futjen e një cope tuli në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Merrni nje copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në nje tas me ujë. Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë, atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull….

shendeti.com.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon