Këto modele flokësh të preferuara nga VIP-at do t’ju tregojnë elegante dhe do t`ju shpëtojnë nga vapa
Eksperimentoni sipas VIP-ave

Në këto ditë të nxehta ajo që duam më shumë është të qendrojmë sa më freskët. Përveç rrobave që duhet t`i zgjedhim me kujdes në mënyrë që të mos jenë materiale që na japin vapë, edhe flokët duhet t’i sajojmë me modele që të duken bukur dhe njëkohësisht të qëndrojnë sa më larg shpatullave dhe qafës. Nuk është e thjeshtë të gjesh modelin e duhur për t’u dukur bukur, por VIP-at ia dalin gjithmonë. Prandaj hidhuni një sy modeleve të preferuara të VIP-ave që do t’ju shpëtojnë nga vapa dhe njëkohësisht do të dukeni elegante.
Një topuz me përpjekje minimale dhe gjithçka që ju duhet për ta realizuar është një karficë.
Një topuz anash është zgjidhja më e mirë në raste të veçanta, por pse jo edhe në përditshmëri.
Një kapje e çrregullt dhe një fjongo velvet, nëse doni të dukeni natyrale dhe njëkohësisht e kuruar.
I thjeshtë, cool dhe chic, bishti i drejtë nuk del kurrë nga moda.
Para një look glam, ndërsa pas një gërshet french, modeli që ju duhet për çdo rast.
Bisht-gërshet është modeli i viteve `90 që është rikthyer fuqishëm në modë këtë vit.
Topuzi në majë të kokës është perfekt dhe shumë praktik.
Një topuz i madh si i Kate Hudson nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar.
Ky model është i adhurueshëm, elegant dhe gjtihmonë në modë.
Nëse vapa po bëhet e padurueshme dhe flokët e kapur nuk ju shkojnë, zgjidhni prerjet bob ose lob, që janë trendi i këtij viti.



