Stafi i Victoria Beckham ndihet i fyer për shkak të 'diskriminimit' që ajo bën në kompani

Nga Class• 21 July 2019

Stafi i Victoria Beckham ndihet i fyer për shkak të

Victoria Beckham ka një karrierë të gjatë në industrinë e modës dhe sot numëron një numër të madh njerëzish që punojnë për markën e saj. Por stafi i saj ka një pakënaqësi të madhe ndaj Victoria-s, e cila duket se nuk i trajton njësoj të gjithë punonjësit e saj. Sipas një pjese të stafit të Beckham, stilistja u jep më shumë prioritet njerëzve me orgjinë europiane, në krahasim me britanikët.

Stafi i Victoria Beckham ndihet i fyer për shkak të

Sipas burimeve për "The Sun", punonjësit e Victoria-s, që kanë vite që punojnë për të ndihen të mënjanuar dhe të ofenduar, pasi ajo i paguan shumë herë më pak se punonjësit europianë, të cilët mund të kenë më pak kohë në kompani. Victoria "mburret" se është një biznesmene britanike dhe e ngre vendin e saj në piedestal, por nuk bën kështu me punonjësit britanikë.

Stafi i Victoria Beckham ndihet i fyer për shkak të

Nuk dihet pse ajo u jep prioritet punonjësve me origjinë europiane, por faktet janë të pakundërshtueshme. Në gjashtë muajt e fundit, ajo ka caktuar të paktën katër punonjës europianë në pozita shumë të rëndësishme në kompani.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon