Sa shpesh duhet ta lani jastëkun? Dikush pranoi se nuk e kishte larë prej 10 vitesh

Një grua britanike hapi një debat të madh online, pasi tregoi në Mumsnet se nuk e kishte larë jastëkun e saj prej 10 vitesh. Ajo tregoi se filluan t'i dilnin shumë puçrra në fytyrë, për këtë arsye vendosi të blinte një jastëk të ri. Shumë njerëz u tmerruan nga ky rrëfim, ndërsa të tjerë pranuan se e lanin jastëkun një herë në vit ose më rrallë. Të tjerë pranuan se e lanin këllëfin rregullisht, ndërsa jastëkun shumë rrallë.

Por sa shpesh duhet të lahet jastëku?
Ashtu si çarçafët dhe këllëfët, edhe jastëku duhet të lahet rregullisht. Gjithmonë duhet të kontrolloni etiketën e jastëkun me udhëzimet e përcaktuara, megjithatë ka disa rregulla të përgjithshme në mënyrë që të ruani një higjenë të mirë. Të paktën një herë në javë duhet të lani këllëfin e jastëkut, ndërsa jastëkun mund ta lini pa larë edhe më gjatë. Megjithatë nuk duhet ta lini jastëkun pa larë për më shumë se gjashtë muaj.




