Ky veprim i Kate e bindi princin William që t’i propozonte për martesë
Çfarë bëri?

Princi William iu ul në gjunjë Kate Middleton, siç bën zakonisht çdo djalë, ose siç bëjnë gjithmonë princat për të cilët ëndërrojnë çdo ditë vajzat. Kate me siguri e ëndërronte këtë moment. Mirëpo, çfarë e bëri ta kuptojë princin se ajo ishte e duhura? Sipas biografes mbretërore, Marcia Moody, jetesa e princit me Kate në Anglesey ia ndryshoi atij mendjen për martesën.
“William dhe Kate kishin folur për martesën dhe e dinin se kjo ishte në planet e tyre, por nuk ishte ende momenti i duhur”,-ka treguar ajo për Exprees.
Mirëpo, ku ishte pika e kthesës për çiftin?

“Gjatë disa viteve që jetuan bashkë në Anglesey, Kate u kujdes për çdo gjë në lidhje me shtëpinë e tyre. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Willim nuk punësoi staf për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe Kate u kujdes për çdo gjë. Kjo periudhë lumturie, e bëri William-n që të ndërmerrte hapin e madh”,-shtoi Moody.
Më pas në tetor të vitit 2010, William u bind, iu ul në gjunjë Kate dhe e ftoi të bashkohej me familjen mbretërore. Ata sot e asaj dite janë bashkë dhe të pandarë.



