Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje në verë

Nga Class• 3 July 2019

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Si mund të jetë ndryshe një ditëlindje verore, përveçse me flamingo dhe aromë e ngjyra tropikale? Ditëlindja e radhës e organizuar së fundmi nga Class Events ishte pikërisht me këtë temë - me flamingot ngjyrë rozë dhe delikate, aq të pëlqyera nga vajzat. Ngjyrat e dekorit që dominonin ishin nuancat e rozës dhe jeshilja.

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Edhe lulet e përdorura ishin në tonet e rozës me gjethe jeshile tropikale. Po ashtu, tullumbacet ishin në të njëjtat ngjyra si lulet dhe pjesa tjetër e dekorit dhe mbulonin një pjesë të madhe të hapësirës.

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Tavolina e bardhë e ulët për vogëlushët u dekorua me tullumbace rozë pastel. Sotopjatat u zgjodhën prej kashte në mënyrë që të përshtateshin në mënyrë perfekte me temën. Ato u dekoruan me nga kuti rozë në formë karameleje. Në mes të tavolinës u vendosën gjethe ngjyrë jeshile dhe rozë për ta sjell atmosferën tropikale edhe në tavolinë.

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

A ka festë pa ëmbëlsira? Sigurisht që jo! Ëmbëlsirat ishin një pjesë e rëndësishme e festës që e bënë atë të dukej edhe më e ëmbël. Një karrocë e mbushur me ëmbëlsira tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Donuts me flamingo, ëmbëlsira në formë ananasi, akullore, tortat dhe çdo lloj ëmbëlsire tjetër. Një ‘dontus wall’ transparent u mbush me donuts në formë ananasi.

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Pjesa më e bukur? Photoboothi i gjithë i mbushur me gjethe tropikale jeshile dhe rozë që kombinoheshin me shkrimin “Let`s Flamingle”. Këndi perfekt për fotot më të bukura të Instagramit!

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon