Nuk e paskemi ditur! Olsi Bylyku ka bërë një hap të rëndësishëm në lidhjen e tij

Pak kohë më parë Olsi Bylyku u kap mat me të dashurën e tij, për të cilën nuk kishte folur kurrë publikisht. Paparaci i Panorma Plus e fotografoi çiftin gjatë premierës së filmit “Dy gisht mjaltë” dhe fotot bënë xhiron e rrjetit. Fillimisht Olsi u tregua i rezervuar duke u shprehur se dëshironte që lidhja e tij të mbetej private, por më pas u dorëzua dhe postoi një foto me bukuroshen që deri në atë kohë ishte misterioze.

Duket se tani lidhja është konsoliduar mes tyre dhe Olsi mund të tregojë më shumë detaje për publikun. I ftuar në emisonin “Ditë për ditë”, në Tv Klan, aktori i humorit ka rrëfyer se ka bërë një hap të rëndësishëm për lidhjen e tij, duke qenë se, siç është shprehur ai, partnerja ka arritur ta njohë më mirë nga sa ai ka njohur veten e tij. Çifti janë duke bashkëjetuar dhe mund të themi që gjërat janë bërë mjaft serioze. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi lajme të reja!




