Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i prezantonte një burrë britanik

Modelja dhe prezantuesja televizive, Lizzie Cundy ka treguar se Meghan Markle i kishte kërkuar t`i prezantonte një burrë britanik, por pasi kishte takuar Harry-n kishte bërë sikur nuk njihej me Lizzie-n. Prezantuesja ka treguar se u miqësua shumë me Meghan-in pasi e shoqëroi në një darkë bamirësie në vitin 2013.

“Po bënim një bisedë mes vajzash dhe ajo më tha ‘Njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam beqare dhe më pëlqejnë shumë britanikët'. Unë i thashë ‘Le të dalim dhe të gjejmë ndonjë’,” -ka rrëfyer 50-vjeçarja në autobiografinë e saj, “Tales From The Red Carpet”. Ajo ka shtuar se i ka treguar Meghan-it foton e futbollistit Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga Cheryl asokohe dhe dukeshës iu duk i lezetshëm.

Pas ndarjes nga Trevor Engleson, Meghan kaloi shumë kohë në Londër gjatë vitit 2013. Cundy është shprehur se ajo dhe Meghan i mbanin kontaktet, por kur Markle takoi Princ Harry-n e shkëputi marrëdhënien shoqërore me të dhe mbi të gjitha, nuk e ftoi as në dasmë mikeshën e saj. Megjithatë, moderatorja tregon se Meghan ishte tip shumë i këndshëm, i pëlqente të pinte, të argëtohej dhe interesohej shumë për fëmijët e saj. Sipas Cundy-t, aktoreve u pëlqen të flasin vetëm për veten, por Meghan ishte ndryshe dhe ia kishte fituar zemrën.

Lizzie Cundy nuk është e vetmja që pretendon se Meghan i ka dhënë fund shoqërisë me të sapo u njoh me Princin Harry, pasi edhe Piers Morgan ka thënë të njëjtën gjë.



