Këngëtarja shqiptare rrëfen se ka gjetur dashurinë e jetës dhe së shpejti do martohet
Dasmë në horizont!

E ftuar dje në “Why not” ishte këngëtarja Alida Duka. Në një intervistë të sinqertë dhe plot humor me Roza Latin, Alida zbuloi se shumë shpejt do të martohet. Ajo rrëfeu se është dashuruar me një menaxher nga Franca, i cili jeton në Gjenevë. Ceremonia do të mbahet në Monaco dhe Alida nuk mund të ishte më e lumtur se kaq që ka gjetur një njeri me të cilin kuptohet shumë mirë dhe që nuk e pengon në karrierën e saj.

“Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka! Është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua. Më në fund thashë ‘haleluja’, kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhesha më. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë”, -është shprehur Alida.

Gjatë intervistës, Alida zbuloi edhe dhuratën që kishte marrë nga partneri, që ishte një orë me 10 gurë diamanti.



