Si e përjetoi Fero lajmin e ‘shtatzënisë’ së Arbenitës?

I ftuar sot në “E diell”, Fero tregoi më shumë rreth karrierës, kolegëve, por edhe jetës së tij private. Sigurisht që interesi në lidhje me marrëdhënien e tij me modelen simpatike, Arbenita Ismajlin, është i madh, prandaj reperi nuk mund t`u shpëtonte pyetjeve me spec. Përveçse na konfirmoi se ai dhe Arbenita janë më të lumtur se kurrë, Fero u pyet edhe për lajmet që kanë qarkulluar më herët nëpër portale.

Një prej këtyre lajmeve ka qenë në lidhje me një shtatzëni të supozuar të Arbenitës. I pyetur se si ka reaguar Fero dhe a është trembur kur ka dëgjuar këto lajme, ai është shprehur se ka qenë krejt e kundërta. Reperi ka treguar se ka qeshur me këtë lajm dhe se nuk është trembur, pasi nuk ka asgjë të keqe sepse gjysma e kolegëve të tij janë bërë me fëmijë dhe për të nuk do të ishte aspak problem.




