Të gjitha ofertat e Class Studio që mund t`i përfitoni në panairin Beauty Fair Albania
Mos i humbisni!

Prej dy ditësh stenda e Class Hair and Make Up është e hapur për të gjithë vizitorët në panairin e Beauty Fair Albania. Të shumtë kanë qenë njerëzit e rastësishëm që janë afruar pranë stendës për t`u interesuar për shërbimet dhe ofertat, si dhe për të parë nga afër make up tutorialin e realizuar nga profesionistja e Class Studio, Erjona Majtara. Nuk kanë munguar as ata që janë afruar për të shkrepur një foto pranë stendës së dekoruar me detaje nga Class Events.
View this post on Instagram
Gjatë panairit Class Studio është paraqitur me oferta të shumta të cilat mund t`i përfitoni duke u paraqitur në stendë për të tërhequr kuponat, edhe gjatë ditës së nesërme. Por nëse e keni të pamundur të na vizitoni gjatë panairit rezervimet mund t`i bëni duke kontaktuar në numrin e telefonit të studios +355 69 60 95 693 ose në adresën e Instagramit @class_hair_makeup.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Cilat janë ofertat?
Oferta për paketën make up dhe stilim! Class Studio ofron kupona me 20% ulje për make up dhe stilim profesional për të gjitha ju që keni një event të rëndësishëm gjatë muajve të verës. Kuponat janë të vlefshëm nga data 1 qershor deri më 31 gusht.

Oferta për nuset e 2019-ës! Nëse rezervoni brenda datës 18-19 maj paketën e nusërisë, që përfshin stilimin e flokëve dhe grimin e nusërisë, e merrni me 30% ulje.

Oferta për maturantet! Kjo është oferta më e mirë për të gjitha vajzat që këtë vit janë në vitin e fundit të gjimnazit dhe duan të shkëlqejnë në mbrëmjen e maturës. Paketa përfshin: Fustan mbrëmjeje, make up dhe stilim profesional dhe set fotografik personal, të gjitha këto për vetëm 200 euro.




