Nuset e 2019-ës nuk duhet ta humbasin këtë ofertë të limituar

Nga Class• 17 May 2019

Nuset e 2019-ës nuk duhet ta humbasin këtë ofertë të

Panairi më i madh i bukurisë në vend, "Beauty Fair Albania" startoi sot në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm në këtë panair ishin shumë personazhe të njohur, por edhe njerëz të tjerë të apasionuar pas të bukurës. Markat më të njohura të bukurisë në Shqipëri zunë vend në stendat e krijuara për të prezantuar produktet e tyre. Mes tyre ndodhej edhe stenda e "Class Studio" që ishte kuruar me shumë profesionalizëm nga arkitektet e "Class Events". Kjo stendë u realizua e gjitha në ngjyrën rozë, me disa detaje të bardha dhe nuk munguan as luleboret dhe trëndafilat. Një kënd që u kthye ndër të preferuarit e të pranishmëve për të shkrepur disa foto.

Nuset e 2019-ës nuk duhet ta humbasin këtë ofertë të

Nëse sot e humbët mundësinë për të qenë të pranishëm, nëser dhe pasnesër panairi do të jetë i hapur për t`ju mirëpritur gjatë gjithë ditës. Në këndin e Class Studio do të ketë surpriza, oferta dhe kupona pafund për të gjitha ato që dashurojnë grimin dhe të bukurën. Një prej ofertave që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë është e dedikuar ndaj nuseve të 2019-ës. Të gjitha ato vajza që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë vit, mund të përfitojnë nga oferta e Class Studio.

Nuset e 2019-ës nuk duhet ta humbasin këtë ofertë të

Nëse rezervoni brenda datës 18-19 maj paketën e nusërisë që përfshin stilimin e flokëve dhe grimin e nusërisë, e merrni me 30% ulje. Kuponat i gjeni në stendën e Class në "Beauty Fair Albania", në studion dhe showroom-in e Class, por edhe nëse kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 60 95 693 për të bërë një rezervim.

Ju mirëpresim!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon