Më në fund gjykata merr vendimin, ‘Sarpi’ përfundon në burg

Aktori i njohur

Nga Class• 15 May 2019

Më në fund gjykata merr vendimin, ‘Sarpi’ përfundon

Një gjykatë në Stamboll ka marrë më në fund vendimin për të dënuar me burg një grup të pandehurish prej 13 personash, të cilët, një vit më parë u dënuan me akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike. Mes grupit, në skandal u përfshinë edhe aktorët Çağatay Ulusoy, i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, aktorja Gizem Karaca dhe këngëtari Cenk Eren. Dënimi fillestar ishte 4 vite e 2 muaj, por tani gjykata e ka ulur në 10 muaj.

Më në fund gjykata merr vendimin, ‘Sarpi’ përfundon

Të mërkurën është mësuar nga mediat turke se gjykata jo vetëm që e uli dënimin, por edhe e shtyu implementimin me 5 vite.

Më në fund gjykata merr vendimin, ‘Sarpi’ përfundon

Siç është mësuar, aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion antidrogë në Stamboll, në janar të vitit 2013, por më pas u lanë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6-vjetësh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, edhe pse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

Më në fund gjykata merr vendimin, ‘Sarpi’ përfundon

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”. Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca është e njohur për shumë role, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon