E gjithë bota kundër scrub-it të ri të Kylie Jenner: Do t`ju shkatërrojë fytyrën

Arsyeja?

Nga Class• 15 May 2019

E gjithë bota kundër scrub-it të ri të Kylie Jenner: Do t`ju

Kylie Jenner është duke bërë miliona dollarë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Përveç produkteve kozmetike, shumë shpejt ajo do të hedhë në treg një linjë për përkujdesin ndaj lëkurës që quhet Kylie Skin. Kjo linjë përmban larës fytyre, tonik, serum, hidratues, krem sysh dhe scrub. Linja e re e Kylie-t del në treg më 22 maj, por e gjithë bota i është vënë kundër. Arsyeja? Sipas tyre scrub-i që Kylie ka prezantuar në rrjetet sociale do t`u shkatërrojë fytyrën atyre që do ta përdorin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Një prej përbërësve kryesorë të scrub-it janë arrat ose më saktë, pudër e hollë arrash. Kylie është shprehur se scrub-i është shumë delikat dhe efektiv, dhe do të largojë të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Miliarderja ka treguar se ajo e përdor tri herë në javë, por njerëzit në rrjetet sociale rekomandojnë të mos e përdorni kurrë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Përbërësi i scrub-it ka bërë që në Twitter të ketë mijëra reagime, pasi njerëzit shprehen se arrat, por edhe pudra e tyre sado e hollë të jetë mund të shkaktojë dëme në fytyrë. Sipas tyre, pudra e arrave shkatërron barrierën e fytyrës, sidomos për ata që kanë fytyrë të ndjeshme ose me tendencë aknesh.

E gjithë bota kundër scrub-it të ri të Kylie Jenner: Do t`ju

Nga ana tjetër, Kylie ende nuk ka reaguar rreth kësaj çështjeje!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon