Cilat janë këngët finaliste të Eurovision 2019, përfundon nata e parë

Cilat janë 10 shtete e para finaliste

Nga Class• 14 May 2019

Cilat janë këngët finaliste të Eurovision 2019,

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurosongut në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste. Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv. Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” duke ndezur atmosferën që në fillim të mbrëmjes.

Cilat janë këngët finaliste të Eurovision 2019,

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International.

Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.

Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon