Shira dhe përmbytje në fillim të javës, zonat më të rrezikuara të hënën

E diela ka vijuar me shira të dobët dhe mesatarë në të gjithë vendin. Në mbrëmje dhe gjatë natës së të dielës, por edhe në pjesën më të madhe të ditës së hënë, shirat mbeten mesatare deri intensive në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Meteoalb, kjo situatë sinoptike do të vijojë në pjesën më të madhe të vendit edhe gjatë ditës së hënë. Rrjedhimisht, Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri, por akoma më tepër zonat urbane në ekstremin jugor si Vlora, Gjirokastra, dhe Saranda, gjatë natës dhe deri pasditen e së hënës rrezikojnë përmbytje lokale. Të hënën rrezikohen edhe qytete apo zona lokale në juglindje të vendit.



