Anjeza Shahini publikon foton e ëmbël me të bijën nga festa e ditëlindjes së saj

Dhe ka një falenderim special!

Nga Class• 7 May 2019

Anjeza Shahini publikon foton e ëmbël me të bijën nga festa

Me siguri që kjo ka qenë ditëlindja më kuptimplotë për të! Sepse dhuratën më të bukur dhe motivin më të qenësishëm për t'u ndier plot dhe e bekuar ajo e ka në krahë: të bijën Victoria Kelis Connolly. Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini që prej disa vitesh është zhvendosur në Britaninë e Madhe, pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly në vitin 2015-të, ka përjetuar shumë ndryshime të bukura vitet e fundit.

Anjeza Shahini publikon foton e ëmbël me të bijën nga festa

Por, qershia mbi tortë është absolutisht e bija, e cila u dha statusin e prindërve për të parën herë vetëm pak muaj më parë. Lumturinë e madhe të të bërit nënë, Anjeza e ka ndarë edhe virtualisht me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale. E ndërsa, në datë 4 Maj ajo ka festuar ditën e lindjes, artistja ka vendosur që vetëm dje të publikojë disa foto të këndshme nga festa mes miqsh e familjarësh të ngushtë të çiftit atje.

Anjeza Shahini publikon foton e ëmbël me të bijën nga festa

Krahas detajeve, nga dekori i bukur tek momenti i fryrjes së qirinjve të tortës, Anjeza ka vendosur që të bëjë edhe një falenderim publik, në formën edhe të një dedikimi në këtë ditë speciale për të. "Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar”, shkruan ajo në dixhiturën e fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 𝒜𝓃𝒿𝑒𝓏𝒶 𝒮𝒽𝒶𝒽𝒾𝓃𝒾 𝒞𝑜𝓃𝓃𝑜𝓁𝓁𝓎 (@anjezashahiniofficial) on

Dhe ka të drejtë! Kjo është ditëlindja më e bukur për të, që e gjen më të plotësuar se kurrë në të gjitha rolet e jetës: si bashkëshorte, si nënë, si artiste, etj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon