Suksesi i filmit të njohur “Dy gisht mjaltë” ishte i padiskutuar në të gjitha vendet shqipfolëse ku u transmetua. Filmi me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin theu rekord për shitjen e biletave, pasi të gjithë ishin kuriozë ta shihnin. Duket se suksesi i këtij filmi nuk do të ndalet me kaq, pasi pritet që të kalojë kufijtë e vendeve që flasin shqip. Ka qenë Elvana ajo që ka bërë të ditur se shumë shpejt filmi do të transmetohet edhe në kinematë e Europës.

“E kishit imagjinuar ndonjëherë të shihnit një film shqiptar në Europë? Mund t`ju them vetëm se kjo është e mundur tani. Fillimisht, më 3 maj në Zyrih dhe më pas në Austri, Gjermani, Hollandë, Suedi, Greqi, Mal i Zi… Shihemi së shpejti dhe shpresoj të shijoni çdo sekondë të tij”, -ka shkruar Elvana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Mund të themi që më në fund u realizuan kërkesat e shumta që kanë pasur shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të Europës për të parë filmin.