Nesër mbrëma, në anijen e Piter Panit ka dy ‘bomba’. Zbuloni kush janë të ftuarit

Kush janë bombat?

Nga Class 21 April 2019

Nesër mbrëma, në anijen e Piter Panit ka dy ‘bomba’.

Ka mbetur edhe pak nga lundrimi i edicionit të dytë, por të hënat e fundit kanë ruajtur më shumë surpriza për publikun. “Në kurthin e Piter Panit”, edhe këtë të hënë të dhjetë do të ketë të ftuar interesantë të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të të vegjëlve ndryshe nga çdo intervistë që kanë dhënë deri tani në jetën e tyre.

Fëmijët janë gati edhe nesër mbrëma për të bombarduar me pyetje të ftuarit e radhës.

Po cilët janë ata?

Nesër mbrëma, në anijen e Piter Panit ka dy ‘bomba’.

Bleona

Bleona është një nga këngëtaret që nuk ka njohur kurrë barriera e nuk ka bërë kurrë kompromise për muzikën e saj. Pasi guxoi më shumë se kushdo tjetër do ta bënte në vitet e para të shfaqjes në skenë, Bleona nuk e la me aq. Megjithëse e nisi karrierën muzikore me një numër të madh hitesh, qëllimi ishte përtej kufijve. Sot, pas shumë viteve në Amerikë dhe pas dhjetëra bashkëpunimeve me emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, Bleona nuk i ka ndalur ambiciet, përkundrazi.

Megjithatë, për projektet e reja dhe për bashkëpunimet e fundit do të flasë para fëmijëve nesër mbrëma. Edhe për jetën private, pa dyshim, ka për të folur. Bleona bën gjithmonë zhurmë, kështu që ndiqeni.

Nesër mbrëma, në anijen e Piter Panit ka dy ‘bomba’.

Ramush Haradinaj

Një prej politikanëve dhe personazheve që nuk u dorëzua kurrë për të çuar deri në fund qëllimet që i kanë vënë vetes në emër të Kosovë dhe të drejtave të saj, një prej heronjve që nuk u kthye mbrapsht as pas akuzave më të rënda e dënimeve më të mëdha.

Politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe që nga data 9 shtator 2017, është zgjedhur përsëri si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetar i së cilës është edhe sot.

Më 3 dhjetor 2004, në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë, po atë ditë, Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur, u burgos. Pas disa muajve në paraburgim, u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.

Është i martuar me prezantuesen e lajmeve, Anita Haradinaj, me të cilën ka tre fëmijë. Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Haradinaj emigroi në Zvicër, ku kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje sigurie . Në Zvicër, ai u bashkua me Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, nga e cila ka origjinën UÇK-ja.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon