Xhensila, publikisht me letra të të hapura: Besi thotë një fjalë që mua ma nxin jetën
Ka shumë gjëra që me bezdisin te Besi

Janë dhe duken aq të dashuruar sa vështirë të besosh se nuk qenka një, por shumë gjëra ato që Besi dhe Xhensila nuk durojnë dot te njëtri-tjetri. Në fakt, këngëtarja, ndryshe nga bashkëshorti i saj, është më e rezervuar për të zbuluar detaje nga jeta private, megjithatë sot, meqenëse kishte pranë edhe Besin, zbuloi çfarë e bezdis më tepër tek ai.
Që nga koha kur erdhi në jetë Ajka, Xhensila ka nën kontroll gjithçka në shtëpi dhe çdo imtësi që e bezdis të voglën, ajo është gati ta eliminojë në sekondë. Por si mund t’ia bëjë Besit dhe veprimeve të tij krejt të paparashikuara?

E ftuar në “B & E Caffee” ditën e sotme, pas një kohe të gjatë që ishte e ftuar, Xhensila zbuloi një profil tjetër të saj, por edhe të Besit. Dy prindërit e rinj, çdo gjë tashmë e kanë të lidhur me vajzën, ndaj edhe “bezditë” në shtëpi i kanë për shkak të saj.
Pas pyetjes së Erionit “a ka ndonjë gjë që të bezdis më shumë te Besi?”, këngëtarja tha: “Janë shumë gjëra, nuk është vetëm një gjë që më bezdis: “Jo një, ka shumë gjëra që më bezdisin. Besi ka një fjalë që mua më nxihet jeta: “një sekondë…”. Sa herë i kërkoj diçka, përgjigjja është “një sekondë”, por kalon një orë, dy orë, tri orë dhe asgjë… i them “Besi, më duhet patjetër tani” (diçka në lidhje me Ajkën) dhe Besi prapë “një sekondë”, por ajo një sekondë është 24 orë… “, – tha Xhensila.

Ama, kur Besi nis të kujtojë “një sekondën” e Xhensilës, vështirë ta kundërshtojë kush: “E di sa e ka Xhensila një sekondë? Një javë….” – tha ai me të qeshur.
Ka akoma. Erioni i kërkon Xhensilës të rrëfejë si ia bën me teshtimën e Besit: “Ah, edhe kjo është diçka që më bezdis shumë te Besi dhe është serioze. Sapo e vë vajzën në gjumë, fillon Besi me teshtimat radhë njëra pas tjetrës…”

“Tani, - vazhdon të tregojë Besi,- marr jastëkun dhe teshtij poshtë tij për të mos zgjuar vajzën. Në fakt, edhe Ajka ka filluar të më ngjajë. Nis edhe ajo të teshtijë 4-5 herë.”
Ka akoma? Ah, Besi, si mund të ishte ndryshe?



