Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë që nuk e kemi ditur

Të gjithë në familje më thërrasin Drini

Nga Class 18 April 2019

Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë

Bujar Asqeriu është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai foli për fëmijërinë dhe tregoi se familja e tij, që prej lindjes, e thërriste Drini. Ai shtoi se edhe bashkëshortja e tij e quan Drini, me përjashtim të rasteve kur duhet të diskutojnë seriozisht. Siç tregoi aktori, përpara se ai të lindte, prindërve të tij u kishte vdekur një djalë me emrin Bujar, por pasi i vunë këtë emër në gjendje civile, nuk mundnin ta thërrisnin në këtë emër, pasi u kujtonte djalin që kishin humbur.

Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë

“Im atë dhe ime më përpara meje lindën një djalë tjetër dhe atë e quanin Bujar. Mirëpo në mënyrë të papritur kur ne u rritëm, ime më më tregoi se kur ishin zgjuar në mëngjes, ai nuk merrte frymë më. Ai ishte 6 muajsh, por ajo që më ka mbetur nga përshkrimi që më bënte ime më është se tregonte se ishte shumë i bukur. Kur linda unë dhe donin të më regjistronin në gjendjen civile, donin të më vinin emrin Drini ose Safet. Edhe ata vendosën Drini, por punonjësi u kishte ndërruar mendjen dhe babai vendosi të më quante Bujar. Mirëpo më vonë kishin një tërheqje dhe nuk donin të më thërrisnin në atë emër dhe më thërrisnin Drini.

Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë

Të gjithë më thërrasin Drini, por kur bashkëshortja ka gjëra serioze për të më thënë më thërret Bujar. Fëmijëria ime më dukej e bukur si e të gjithë fëmijëve në lagje, sepse deti të jep jetë. Ne argëtoheshim duke luajtur. Por morëm shumë shpejt goditje, u nda nga jeta ime më, 5 vite më vonë edhe im atë. Pasi iku ai, doja të lija edhe shkollën, por njerëzit e mi më mbështetën. Ne ishim 5 fëmijë dhe me vështirësi e ndërtuam ashtu si e ndërtuam jetën tonë. Por dua të theksoj që në mbijetesën time, njeriu kur do një profesion shumë dhe lidhet pas familjes me dashuri, ka forca që të përballojë çfarëdolloj grushti nga jeta. Jeta jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët ka qenë e vështirë dhe me skamje”, tregoi aktori./tvklan.al/

Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë

Emri tjetër i Bujar Asqeriut paska një histori të trishtë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon