Grabitja në Rinas/ Policia jep versionin zyrtar, si u vra njëri prej grabitësve

Çfarë ndodhi sot në Rinas?

Nga Class 9 April 2019

Grabitja në Rinas/ Policia jep versionin zyrtar, si u vra njëri prej

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë dyshohet se u grabitën rreth 2 milionë euro. Sipas burimeve jozyrtare, shifra mund të jetë edhe më e madhe

Policia e Shtetit sqaron se persona me maska kanë hyrën në pistën e aeroportit nga dera e zjarrfikëseve dhe më pas kanë grabitur punonjësit e kompanisë private, e cila po transportonte paratë.

Mësohet se nga ndjekja e policisë ka pasur shkëmbim zjarri dhe ky është vrarë njëri prej grabitësve.

Grabitja në Rinas/ Policia jep versionin zyrtar, si u vra njëri prej

Informacion paraprak

Pak orë më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Grabitja në Rinas/ Policia jep versionin zyrtar, si u vra njëri prej

Gjatë ndjekjes, në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter, janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit./panorama/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon