Çfarë e bëri bashkëshortin e Juliana Pashës të dashurohej me të, këngëtarja zbulon ‘sekretin’

Çfarë e ke Ali Pashën?

Nga Class• 8 April 2019

Çfarë e bëri bashkëshortin e Juliana Pashës të

Këngëtarja Juliana Pasha u përball këtë të hënë me pyetjet e gazetarëve më të rinj të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”. Megjithëse u përpoq të shuante çdo kureshtje të tyre, as Juli nuk e pati të lehtë të anashkalonte pyetjet e tyre pikante.

Kështu, Juliana rrëfeu për këngën që kërcejnë të gjithë shqiptarët në dasma “Xhamadani vija-vija”, disa histori që i lidhi me fëmijërinë e saj prej djali çapkën, por edhe për “Juli llasticën”, siç e quanin disa prej shokëve e shoqeve, për shkak se e ëma ishte mësuesja e saj dhe kjo mjaftonte që Juli të shihej si “e përkëdhelura”.

Çfarë e bëri bashkëshortin e Juliana Pashës të

Ndërsa për karrierën dhe rrugën e gjatë në muzikë, Juli tha se nuk është gjithmonë e lehtë, sepse të ardhurat me një dorë i merr e me një dorë i jep, se duhen veshje, make up, këngë, klipe etj.

Po kështu, Juli rrëfeu edhe për këngën e dashurisë që lidhi atë me bashkëshortin: “Kur unë kam njohur bashkëshortin tim, kam kënduar “Because You Loved Me” dhe ai u dashurua me mua dhe më mori për grua.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon