Një fustan për secilën prej jush

Class By Alketa Vejsiu!

Nga S.Kanani• 3 April 2019

Një fustan për secilën prej jush

Fustani i nusërisë është një prej atyre gjërave që çdo vajzë fillon ta projektojë në mendjen e saj që në fëmijëri. E mendon me detaje duke filluar që nga modeli e deri te materiali dhe me kalimin e kohës e ndryshon vazhdimisht. Derisa vjen një moment që një fustan apo një koleksion fustanesh nusërie i tejkalon pritshmëritë e tua. Pikërisht kjo është ajo që koleksioni i fustaneve Class Bridal synon – të bëjë realitet fantazitë tuaja!

Një fustan për secilën prej jush

Koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë që do të gjeni në showroom-in e Class By Alketa Vejsiu është një koleksion i jashtëzakonshëm, ku mund të gjejë veten çdo vajzë, pavarësisht stilit të saj. Dasma është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një vajze dhe çdokush dëshiron që gjithçka të jetë perfekte. Në ditën e madhe çdo vajzë duhet të ndihet një princeshë dhe fustani ka një rol të rëndësishëm në gjithë këtë. Kjo ka të bëjë me ndjesinë që i fal asaj që e mban veshur dhe me atë që transmeton te të tjerët. Nëse fustani i nusërisë ju bën të ndiheni si në ëndrra dhe të zhyteni në magjinë e përrallës, atëherë ai e ka kryer funksionin e tij.

Një fustan për secilën prej jush

Në showroom-in e Class keni mundësinë të gjeni të gjitha llojet e fustaneve. Mund të gjejë veten vajza moderne, klasike, ekstravagante dhe ajo që dëshiron të guxojë. Keni mundësinë të zgjidhni mes fustaneve të punuara në atelienë e Class, atyre të stilistëve të famshëm botërorë dhe koleksionit ekskluziv të stilistit Valdrin Sahiti.

Një fustan për secilën prej jush

Xixa, gurë, rruaza, dantellë… gjithçka që dëshironi për fustanin e ëndrrave tuaja dhe që ju përshtatet në çdo detaj. Të gjitha të realizuara me materialet më cilësore, të ndërthurura me elegancë dhe mjeshtëri. Fustane të përshtatur për çdo vend ku keni planifikuar ta realizoni dasmën tuaj.

Një fustan për secilën prej jush

Jeni një nuse që guxoni dhe dëshironi të organizoni një dasmë në plazh, të mbani veshur një fustan që përshtatet më së miri me ambientin dhe të jeni ndryshe nga çdo nuse tradicionale? E kemi fustanin perfekt edhe për ju! Një fustan sensual dhe i guximshëm, i qëndisur me detaje lulesh dhe gurësh, të gjitha të punuara me dorë.

Një fustan për secilën prej jush

Një fustan për secilën prej jush

Jo vetëm kaq, por mund të gjeni çdo lloj stili. Sirenë, alpha, princeshë… të gjitha llojet e fustaneve për të gjitha llojet e nuseve!

Një fustan për secilën prej jush

Një fustan për secilën prej jush

Për nuset që dëshirojnë një pamje që duket sikur i përket një bote tjetër, tashmë e dini vendin që e bën ëndrrën tuaj të prekshme!

Një fustan për secilën prej jush

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon