2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura në një ditë

Rekord shitjesh!

Nga Class 29 March 2019

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura

Filmi më i ri i Ermal Mamaqit me regji të Ermir Kahlilzade dhe me protagoniste Elvana Gjatën thyen rekord në ditën e hapjes.

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura

Data 28 Mars ishte dita e hapjes së filmit për publikun, pas pre-premierës private së organizuar një natë më parë ku përveç aktorëve, të ftuarve të njohur nga bota e artit, medias, kulturës dhe biznesit ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili ka edhe një shfaqje ‘cameo’ në fundin e filmit.

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura

Vetëm dje, në kinematë Cineplexx TEG dhe Cineplexx QTU janë shitur më shumë se 5 mijë bileta duke shënuar një rekord të ri historik. Deri vjet këtë rekord e mbante filmi “Fast and Furious” me rreth 3 mijë bileta të shitura në një ditë të vetme. Pritet që edhe ditët në vijim filmi të vazhdojë me këtë ritëm duke ju afruar kështu titullit të filmit më të shitur në Shqipëri qëështë përsëri filmi “Fast and Furious” me rreth 30 mijë bileta të shitura në total.

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura

2 Gisht Mjaltë është një komedi romantike në stil amerikan, ku personazhi kryesor Vini (Ermal Mamaqi) njihet dhe dashurohet me Emën (Elvana Gjata), dhe pasi martohen në kohë rekord, nisen për pushime ku gjithçka shkon paksa ters. Rrethuar nga nga një humor tipik shqiptar, ky film i përshtatshëm për të gjitha moshat, jo vetëm do ju bëjë për të qeshur por do e bëjë kohën të kalojë pa u kuptuar.

2 Gisht Mjaltë: më shumë se 5 mijë bileta të shitura

Për të akomoduar të gjitha kërkesat në Cineplexx TEG janë më shumë se 20 shfaqje të hapura në ditë dhe në Cineplexx QTU rreth 12 shfaqje në ditë dhe do të vijojë të shfaqet në Cineplexx deri sa të ketë kërkesa.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon