As nuk e imagjinoni dot sa kanë kushtuar veshjet e shtatzënisë së Meghan Markle

7 herë më shumë se Kate

Nga Class• 24 March 2019

As nuk e imagjinoni dot sa kanë kushtuar veshjet e shtatzënisë

Statusin ikonë mode, Meghan Markle e ka fituar më shumë shpenzime. Dukesha e Sussex-t mahnit gjithë botën me veshjet e saj që kushtojnë zakonisht shumë, por shumë para. Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi nga Love the Sales, veshjet e shtatzënisë së Meghan kanë kushtuar më shumë se gjysmë milioni dollar deri më tani-7 herë më shumë sesa kunata e saj Kate, kur ishte shtazënë. Meghan që para se të martohej me princin, kishte filluar shpenzimet e mëdha në veshje.

Duke qenë se ka qenë e joshur gjithmonë nga stili i Los Angeles, ish-aktorja ka zgjedhur markat si Dior dhe Givenchy.

As nuk e imagjinoni dot sa kanë kushtuar veshjet e shtatzënisë

Në familjen mbretërore, ajo thjesht ka rritur buxhetin për shpenzimet e saj. Kate nga ana tjetër nuk vjen nga e njëjta skenë mode si Meghan dhe ka zgjedhur marka më të përballueshme gjatë muajve të shtatzënisë. Meghan ka zgjedhur gjatë pritjes së ëmbël Stella McCartney dhe Victoria Beckham, ndërsa Kate ka preferuar Seraphine, markë më e lirë se zgjedhjet e Dukeshës së Sussex-t.

As nuk e imagjinoni dot sa kanë kushtuar veshjet e shtatzënisë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon