Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent që po çmend të gjitha vajzat

I biri

Nga Class• 20 March 2019

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Vetëm pak ditë më parë, ka hyrë zyrtarisht në “zonën e nxehtë” - Christopher Levy, djali i aktorit të dhjetëra roleve në serialet meksikane, William Levy, tashmë është adoleshent. E gjithë familja, përfshirë edhe dy prindërit, aktorët e famshëm Elizabeth Gutierrez dhe William Levy, si edhe e motra Kailey Levy, e kanë uruar të dashurin e tyre edhe në profilet e tyre në Instagram dhe më pas, kanë mbledhur të gjithë miqtë e ngushtë të adoleshentit dhe të familjes në një festë dedikuar tërësisht lojtarit të bejsbollit.

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Tani që Christopher Levy është rritur dhe ka një profil personal në Instagram, është e qartë që vëmendja virtuale është larguar paksa nga i ati për t’iu dedikuar atij, megjithëse duhet pranuar se 13-vjeçari është kopja identike e të atit.

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Sytë e mëdhenj shprehës dhe buzëqeshja unike nuk janë të vetmet tipare që Chris ka trashëguar nga i ati. Veç tyre, edhe shpirtin e garës, natyrën sportive dhe pasionin për sportet e veçanta. Le të mos flasim pastaj për “joshjen” virtuale, të cilën, si i ati, edhe i biri e kanë fituar pa ndonjë përpjekje të madhe.

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Në llogarinë e saj në Instagram e ka uruar të birin edhe aktorja Elizabeth Gutierrez: “Zyrtarisht, adoleshent. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Më duket sikur ishte dje kur ti më shkelmoje barkun… ndërsa tani shkelmon në fushë. Të dua shumë. Ti dhe Kailey na keni sjellë shumë lumturi. Zoti ju bekoftë gjithmonë!”

Pjesa tjetër që kanë uruar djalin e aktorit të njohur është gjini femërore. Meqë kësaj nuk i dilet në fund, na mbetet vetëm të themi se shumë shpejt, në ekrane mund të shikoni klonin e William Levy-t.

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Kopja identike e William Levy-t është zyrtarisht një adoleshent

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon