Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka aspak problem

Dhe duket bukur

Nga Class 18 March 2019

Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka

Sapo Kate Middleton e bën sërish, të gjitha tabloidet kanë një titull dhe një lajm gati. “Kate e bën sërish” është një prej titujve më të zakontë kur është fjala për veshjet e saj. Një pjesë prej tyre i vesh sepse i ka përzemër, një pjesë tjetër sepse i ka komode apo edhe për arsye fare të parëndësishme, të cilat, vetë Dukesha e Kembrixhit nuk ka pse i bën publike. Një gjë është fakt. Kate i vesh dhe i rivesh veshjet disa herë, më shumë se dy herë (meqë te ky numër mund të qëndrojnë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së showbiz-it). Madje, ajo as nuk e ka problem nëse veshja e saj përsëritet edhe në evente speciale, siç ishte ai i pagëzimit të vajzës kur Kate veshi një fustan për të tretën herë apo edhe në dasmën e Meghan dhe Harry vitin e kaluar.

Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka

Nëse vazhdoni numërimin, një pjesë e mirë e gardërobës së Kate është e veshur disa herë. Por nuk komentohet asnjëherë keq, përkundrazi. Edhe nëse ka ndonjë skeptik që mendon ndryshe, vjen një përgjigje e rrufeshme që tregon se me këtë që bën, Kate na bën të gjithave të ndihemi më mirë.

Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka

Nga ana tjetër, edhe Rudina Magjistari ndjek po të njëjtën frymë, madje edhe në programet e saj. Ndodh që edhe ajo mund të kombinojë të njëjtin fund me këmisha apo bluza të ndryshme e të rishfaqet pothuaj njëlloj. Dhe nuk e ka aspak problem, përkundrazi.

Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka

Nëse e keni ndjekur Rudinën pasditen e kësaj të hëne, me siguri ju ka rënë në sy veshja e saj. Klasike me stil, pa luajtur shumë me kornizat e programit, por edhe natyrës së saj, Rudina guxon fort me ngjyrat. Kështu ka bërë edhe këtë herë, ndërsa ka zgjedhur të veshë në një diferencë prej tri ditësh të njëjtin model këmishe, por me ngjyrë tjetër. E lehtë, pranverore, me mëngë të gjera që përfundojnë në kyçe me motive, zgjedhja e Rudinës as këtë herë nuk zhgënjeu.

Vetëm Kate Middleton? Jo! Edhe Rudina Magjistari e bën dhe nuk e ka

Nëse ky variant ka një ngjyrë tjetër, a do ta zgjidhnit edhe ju për pranverën?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon