Gruaja e Dr Florit flet për gjendjen shëndetësore të të birit: Zoti bëri mrekullinë e radhës
E dhimbshme!

Mbrëmjen e djeshme, Blerina, bashkëshortja e Dr Florit ka hapur zemrën me publikun për një çështje delikate për të dhe familjen e saj. Djali i saj, Danieli është përballur me vështirësi shëndetësore, madje fillimisht mjekët kanë menduar se bëhej fjalë për një masë tumoriale. Famirësisht nuk ishte diçka e tillë, por ishte një abscess, që gjithashtu duhej të hiqej me urgjencë.

“12-15 mars kanë qenë ditët më të vështira për Danushkën, mua, familjet tona dhe për gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë se ti, zemra ime e vogël, kishe një masë tumoriale në kokën tënde të bukur. Baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e radhës. Ajo që na thanë se mund të ishte tumor, në fakt ishte një abscess, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë”, -ka shkruar Blerina.
View this post on Instagram
Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë reaguar me komente duke i dhënë mbështetjen e tyre Blerinës.



