Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë buke

Në kushtet e shtëpisë

Nga Class 14 March 2019

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

Pikat e zeza në zona të caktuara të fytyrës janë gjithmonë mjaft të sikletshme. Kjo konsiderohet faza e parë e krijimit të puçrrave të fytyrës. Kur lëkura fillon të prodhojë shumë vaj dhe kur bakteret bllokojnë poret, krijimi dhe më tej pastrimi i pikave të zeza bëhet i vështirë.

Por kjo mënyrë me alkool dhe me sodë buke është shumë efikase. Alkooli largon yndyrën e fytyrës, ndërsa soda është një scrub mjaft i mirë për të pastruar qelizat e vdekura.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

Çfarë të duhet?

Sodë buke

Ujë i zier ose i distiluar

Alkool

Pambuk

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

1. Laje fytyrën duke u fokusuar në zonën ku ke pika të zeza duke përdorur një pastrues të butë për lëkurë të yndyrshme. Më pas thaje me një peshqir të pastër.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

2. Hidh disa pika alkool në një copë pambuku të pastër për të dezinfektuar të gjithë zonën e prekur nga pikat e zeza. Shmange përdorimin e alkoolit në zonat e tjera të fytyrës që janë të pastra dhe të thata.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

3. Pasi të kesh vluar një gjysmë gote ujë për të larguar të gjitha papastërtitë që vijnë nga burimet e ujit, shto një gjysmë gote me sode buke, derisa të krijohet një lloj paste. Nëse ke më shumë zona të prekura me pika të zeza dhe kjo masë nuk të mjafton, mos harro që sasia duhet të jetë 1 me 1. Pasi ta kesh përzier, fillo aplikimin në fytyrë.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

5. Fillo aplikimin e pastës në zonat e prekura dhe shmange në pjesë të tjera të lëkurës për të mos e acaruar dhe për të shmangur skuqjen. Shmang zonat me lëkurë të thatë. Lëre pastën të thahet në lëkurë dhe të veprojë si një lloj maske.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

6. Pastroje me lehtësi fytyrën duke e masazhuar me mollëza dhe më pas pastroje maskën me ujë të ngrohtë.

Mënyra ideale për të pastruar pikat e zeza, alkool dhe sodë

7. Shpëlaje fytyrën edhe me ujë të ftohtë për të mbyllur poret dhe për të eliminuar skuqjen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon