Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet të hani pas palestrës

Mes tyre, edhe perimet

Nga Class 13 March 2019

Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet të

Nëse keni marrë iniciativën për të shkuar në palestër keni bërë shumë mirë, por duhet të dini që vetëm kaq nuk mjafton. Diçka tjetër shumë e rëndësishme është mënyra se si ushqeheni. Ka disa ushqime që në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumohen pas një dite të lodhshme me aktivitet fizik, pasi do ta hidhnit të gjithë mundimin tuaj në plehra.

Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet të

Perimet e pagatuara

U surprizuat? Ndoshta keni menduar se perimet do të ishin ushqimi perfekt për t`u konsumuar pas palestrës, por nuk është kështu. Ato kanë shumë pak kalori dhe trupit tuaj i duhen më shumë kalori pas palestrës. Nëse doni mund t`i hani perimet tuaja të preferuara, por duke i shoqëruar me një pjatë të mbushur me proteina.

Picat

Kujt nuk i pëlqejnë picat? Mund të jenë shumë të shijshme, por kanë një numër të madh kalorish dhe i gjithë mundimi juaj në palestër do të shkonte dëm.

Patatinat

Mund të duken të padëmshme, por patatinat përmbajnë sasi të mëdha kripe. Konsumimi i patatinave do t`ju bëjë të ndiheni të lodhur, kur në fakt ju keni nevojë të ndiheni energjikë pas palestrës.

Pijet me gaz

Një nga gjërat që do ta donim me qejf pas palestrës është një pije e ftohtë. Zakonisht zgjedhim pije të gazuara, por ky është një gabim i madh pasi shumica e këtyre pijeve janë të mbushura me kimikate, sheqerna dhe kalori. Pija më e mirë që mund të zgjidhni pas palestrës është uji.

Të skuqurat

Edhe pse mund t`ju pëlqejnë shumë, të skuqurat nuk rekomandohet të konsumohen sepse kanë një numër të madh kalorish. Kështu ushtrimi në palestër do t`ju shkonte dëm.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon