Kujtojnë 15 vjet nga koha e njohjes, shumë vite të lidhur dhe disa vite prindër. Por, nëse nuk e keni ditur deri tani, balerina e njohur Olta Ahmetaj dhe këngëtari Fabian Basha edne nuk janë martuar, madje as e kanë celebruar historinë e tyre të dashurisë.

Nga studio e “Rudina”, ku ishin të ftuar pasditen e sotme, Olta dhe Fabi, treguan si lindi natyrshëm historia e dashurisë, si vijoi po aq natyrshëm lidhja dhe si u bë zyrtare derisa të dy, pasi i vunë “kushte” njëri-tjetrit, vendosën të bëheshin prindër.  Por e dini që ende nuk janë martuar ende?

Në fillim, siç rrëfyen ata, zgjodhën të sillnin në jetë një fëmijë, pa menduar për martesën: “Ishte zgjedhje  në fillim, ndërsa tani është pak neglizhencë. Unë i kam dashur gjithmonë fëmijët, i kam adhuruar gjithmonë, jam rritur në një familje të madhe, ndaj edhe ia kisha kërkuar unë Fabit të kishim një fëmijë”, - tregon Olta.

“Olta donte fëmijë, kishim rënë dakord që kur të vinte ajo moshë që kishim vendosur, do t’i qëndronim besnikë. Iu afruam moshës pa menduar për martesë” – vijon Fabi.

Ndërsa më vonë, duke e lënë gjithmonë në pritje dasmën, Olta tregoi se, për celebrimin ishte ajo që nuk donte: “Celebrimi ishte zgjedhje e imja. Nuk pranove, sepse thashë po bëmë celebrimin, nuk bëjmë dasmë” – shton balerina dhe, me sa duket, Fabi kishte rënë dakord me këtë arsyetim.

Plani i martesës është ende, por koha nuk dihet se kur: “Nuk e dimë, varet si do na vijnë situatat…” Ndoshta u vjen më herët edhe një fëmijë i tretë? “Qejf kemi shumë, por paska një gjë, sa më shumë rriten Liam dhe Tristian, aq më shumë të kap frika për t’iu rikthyer edhe një herë…. “