Koha për të zhdukur rrudhat e syve! Merr një patate dhe i ke bërë të gjitha
Largo rrudhat e syve, një maskë natyrale me produktet e shtëpisë

Ne gjithmonë e më shumë po u kthehemi produkteve tona të thjeshta dhe natyrale, të cilat janë një zgjidhje ideale edhe për lëkurën. Për të pasur lëkurë të pastër dhe pa rrudha, ka disa këshilla maskash hidratuese që, po t’i praktikosh shpeshherë, rezultati do të jetë i dukshëm.
Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave. Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj. Megjithatë, nëse i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Në vetëm pak minuta.

Maska me patate
Patatja ndihmon për zbardhjen e rrathëve të syve dhe eliminimin e rrudhave, sepse përmban një enzimë katekolase. Kjo enzimë përdoret shpesh tek produktet kozmetike për zbardhjen e fytyrës.
Përdorimi: Pastroni një patate dhe prijeni në feta shumë të holla. Vendosi fetat në sy dhe lëri rreth 10 minuta. Më pas, hiqi dhe shpëlaje fytyrën.
Maskë 2:
1 lugë gjelle patate e grirë në rende
1 lugë gjelle kastravec i grirë
1/2 filxhan kos
Përzieje masën mirë dhe vepro në të njëjtën mënyrë si më sipër. Rezultati është mbresëlënës.



