Për të shpëtuar nga njollat e papritura të rimelit, zgjidhja është në kuzhinë

Shumica e vajzave që përdorin vazhdimisht rimel mund të ndeshen shpesh me një problem të madh. Sa herë, në nxitim e sipër, mund të bësh aksident me rimelin që të bie në bluzë? Nëse të ka ndodhur kjo, atëherë ja një truk për t’i fshirë njollat e rimelit një herë e përgjithmonë. Cila është gjëja më e bukur? Që përbërësi që të ndihmon është fshehur në kuzhinë.
Pa marrë në konsideratë përbërjen shkencore, rimeli përbëhet kryesisht nga pigmenti, dylli dhe vaji. Derisa ka në përbërje yndyrë, gjithçka të duhet është një produkt që eliminon yndyrën – detergjenti i enëve (Dawn, Palmolive ose edhe variante të tjera që përdor)

1. Hidh pak detergjent enësh në pjesën e njollosur nga rimeli.

2. Përhape detergjentin në të gjithë njollën dhe pastroje më ujë të vakët. Kjo mënyrë do ta heqë pjesën më të madhe të njollës nga bluza.

3. Për t’u siguruar që njolla është hequr plotësisht, fute në lavatriçe dhe shto pak pluhur zbardhues për heqjen e njollave.

4. Pas kësaj larjeje, njolla do të jetë hequr përfundimisht dhe bluza do të duket si e re.



